Koreja e Veriut do ta rihapë turizmin ndërkombëtar, gati pesë vjet pasi mbylli plotësisht kufijtë për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar dy kompani turistike që kanë lidhje me shtetin e izoluar.
Të dyja agjencitë, njëra në Pekin dhe tjetra në Shenyang, kanë bërë lajmërime të mërkurën se grupet lejohen të vizitojnë qytetin Samjiyon, vendlindja e supozuar e liderit verikorean Kim Jon Il.
“Kemi marrë konfirmime nga partnerët lokalë se turizmi në Samjiyon dhe me gjasë pjesë tjetër të shtetit do të rihapet në dhjetori 2024”, thuhet në njërin postim.
Turizmi i ka sjellë Koresë së Veriut të ardhura pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare për programet e paligjshme bërthamore dhe raketave balistike të saj.
Media shtetërore verikoreane nuk ka raportuar për ndryshime, por lideri Kim Jong Un pati thënë se do të prioritizonte vizitorët nga shtetet “miqësore”, që përfshijnë Rusinë dhe Kinën.
-
Koreja e Veriut synon hapjen e një plazhi si shtysë për zhvillimin e turizmit
-
Kim Jong Un shfaqet në publik me pasardhësen favorite
-
Vizita në Korenë e Veriut që kushtoi qindra mijëra dollarë
-
Putini mbërrin në Korenë e Veriut për herë të parë pas 24 vjetësh
-
Putini mbërrin të martën në Kore të Veriut, për herë të parë në 24 vjet