Kongresi i Perusë ka përkrahur planet për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në përpjekje për të ndalur krizën politike pas shkarkimit të presidentit Pedro Castillo.
Propozimi i miratuar nga shumica e kongresistëve peruanë, bën thirrje për zgjedhje presidenciale dhe për kongres në prillin e vitit 2023.
Ndërkaq zgjedhjet e rregullta do të duhej të mbaheshin në vitin 2026. Propozimi kishte përkrahjen e presidentes Dina Boluarte, e cila mori pushtetin nga Castillo.
Trazirat në Peru kanë nisur pas arrestimit të Castillos, i cili po mbahet në njërin nga burgjet kryesore të kryeqytetit Lima. Ndërkaq, situata është përkeqësuar kur presidentja Boluarte ka insistuar se do ta vazhdonte mandatin e Castillos deri në vitin 2026.