Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq ka komentuar sanksionet e qeverisë britanike ndaj Milorad Dodikut dhe presidentes së RS-së Zeljka Cvijanoviq.
Ai vlerësoi se “ky është një mesazh i qartë që thotë se çfarë mendojnë autoritetet britanike për aktivitetet antishtetërore të politikanëve nga Republika Srpska”.
“Sanksionet e Britanisë së Madhe kundër Milorad Dodikut dhe Zeljka Cvijanoviqit për përpjekjet për të marrë në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese kompetencat shtetërore nga entiteti i Republikës Srpska janë një mesazh i qartë që thotë se çfarë mendojnë autoritetet britanike për aktivitetet antishtetërore të politikanëve të Republikës Srpska”, ka thënë Komshiq, shkruan B92.
Ai shtoi se ky ishte edhe një mesazh i qartë për Përfaqësuesin e Lartë në BeH, Christian Schmidt, që të mos hezitojë fare dhe t'i japë fund menjëherë ligjeve antikushtetuese që minojnë shtetin.
-
Peachi për Dodikun e Cvijanoviqin: Këta njerëz janë në rrugë të rrezikshme
-
Britania e Madhe sanksionon Milorad Dodikun
-
Në SHBA kërkohet rivendosja e sanksioneve ndaj Dodikut
-
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
-
Rusia thotë se vendimi i gjykatës për Dodikun rrezikon ekzistencën e Bosnjës