Policia italiane ka zbuluar kokainë të fshehur brenda në kokrra kafeje, në një pako të dërguar nga Kolumbia. Forcat e rendit në aeroportin e Malpensës në Milano filluan të dyshonin kur panë se kujt i drejtohej pakoja: ajo ishte nisur për Santino D’Antonio, emri i bosit të krimit në filmin John Wick: Chapter 2.
Një 50 vjeçar u arrestua ndërsa përpiqej të tërhiqte pakon në fjalë nga një dyqan duhani në Firence. Disa trafikantë droge kanë gjetur mënyra nga më ekstremet për ta kaluar ngarkesën e tyre të paligjshme. Një burrë kolumbian u kap në Barcelonë vitin e kaluar me lëndë narkotike të fshehur poshtë parukës së tij.
Po korrikun e 2019, në një supermarket në Sao Paulo, klientët u çuditën kur në pakot e sapunit gjetën kokainë, dhe lajmëruan policinë. Detektivët besojnë se pakot me sapun ishin vendosur gabimisht aty nëpër rafte.
Një Brazilian u arrestua në Portugali në 2018 me lëndë narkotike të fshehur në mbathjet e tij. Në atë vit, u gjet në Spanjë kokainë e fshehur brenda ananasësh të freskët.
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Punëtorët e marketit tronditen kur gjejnë kokainë mes bananeve në Danimarkë
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananesh në anijen në portin spanjoll
-
Sekuestrohen 600 kilogramë kokainë nga policia spanjolle