Policia spanjolle ka bërë të ditur se ka sekuestruar 600 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner në Valencia dhe ka arrestuar tetë persona në lidhje me ngarkesën, raporton agjencia “AP”.
The Guardia Civil ka publikuar një video ku shihen pako të vogla kokaine të etiketuara me personazhin e njohur nga seriali vizatimor “The Simpsons”, Bart Simpson.
Një zëdhënës i Guardia Civil ka thënë se operacioni ishte pjesë e projektit ndërkombëtar “Global Drug International Network” të udhëhequr nga Guardia Civil dhe financuar nga Komisioni Evropian.
Qëllimi i këtij operacioni është të shkatërrojë organizatat globale kriminale përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.
Policia ka njoftuar se hetuesit u informuan nga burime të Amerikës Qendrore për një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kontejneri që po dërgohej në Valencia. Gjatë ndërhyrjes, njërit prej të arrestuarve i është prerë gishti pasi është bllokuar teksa tentonte të arratisej. Të arrestuarve u janë sekuestruar më shumë se 4 mijë euro para të gatshme dhe një armë zjarri, ka shtuar policia.
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananesh në anijen në portin spanjoll
-
Autoritetet suedeze kapin rreth 1,4 tonë kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë