Dëbimi i disa banorëve të qytetit kinez Xi’an në mesnatë, që më vonë janë futur në qendra izolimi, ka paraqitur shqetësim në rrjetet sociale, shkruan BBC.
Xi’an është epiqendra e valës së re të Covid-it në Kinë dhe autoritetet kanë vendosur masa të ashpra.
Të gjithë 13 milionë banorët janë izoluar në shtëpitë tyre dhe nuk mund të dalin për blerjen e furnizimeve dhe produkteve ushqimore.
Autoritetet po mundohet të ulin rritjen e rasteve para Vitit të Ri Lunar dhe Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Kjo situatë ka rritur shqetësimet dhe sidomos ankesat në rrjetet sociale.
Autoritetet kineze po furnizojnë shtëpitë me ushqim falas, por është thënë se ata nuk kanë mjaftueshëm furnizime. Në incidentin e fundit, banorët e Xi’anit jugor janë informuar pak pas mesnatës më 1 Janar, se duhet t’i lirojnë shtëpitë e tyre dhe të transferohen në qendra izolimi. Shkak mendohet të jetë numri i rritur i rasteve. Është raportuar në rrjetet sociale se rreth 30 autobusë janë përkujdesur për transferimin e tyre në këto qendra. Mijëra njerëz janë transferuar edhe pse nuk dihet numri ekzakt.
Një numër i personave kanë thënë se kanë pritur me orë për tu transferuar në këto qendra. Personat që janë transferuar kanë qenë kryesisht, të moshuar, fëmijë dhe gra shtatzëna. Disa persona kanë publikuar foto të këtyre qendrave, duke u ankuar që kishin shumë të ftohtë, komunitetet ishin shumë bazike dhe nuk kishin mjaftueshëm ushqim. Kjo ka shkaktuar reagime në platformën Weibo. Banorët fillimisht janë lejuar të dilnin për furnizime ushqimore, por javën e kaluar autoritet kanë vendosur se rezidentët mund të largohen nga shtëpia vetëm për testin me Covid.