Autoritetet në qytetin verior të Kinës, Xian, janë zotuar se do të ofrojnë ushqim, kujdes shëndetësor dhe se do të plotësojnë kërkesat themelore të qytetarëve të izoluar në qytetin me 13 milionë banorë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Xiani është izoluar prej 23 dhjetorit, në kuadër të masave të reja më të ashpra të Kinës.
Xiani ndodhet në rrethinën e Vuhanit, ku i ka rrënjët virusi që po shkakton sëmundjen COVID-19, raporton AP. Politika e njohur si “zero-COVID” e Kinës synon që të ketë testim masiv dhe bartje të detyrueshme të maskave me qëllim që të mos ketë përhapje masive në shkallë vendi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
-
26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë
-
Liderja e opozitës në Tajvan dhe Xi Jinping aspirojnë “ringjalljen” e popullit kinez