Një qytet në Kinën qendrore ka hyrë në izolim për të frenuar përhapjen e COVID-19, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Qeveria komunale e Yozhou, provinca Henan tha se 1.2 milionë banorë do të kufizohen në shtëpitë e tyre pasi vetëm dy raste asimptomatike u raportuan të dielën. Një rast i tretë u identifikua të hënën, tha Qeveria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe përjashtim të shërbimeve thelbësore si supermarketet, të gjitha objektet publike duke përfshirë shkollat, transportin publik dhe qendrat tregtare kanë pezulluar funksionimin.
Ata që punojnë në industritë thelbësore, duke përfshirë supermarketet, prodhimin e ilaçeve dhe impiantet e energjisë, lejohen të shkojnë në punë pasi të kenë paraqitur një test negativ Covid-19, tha qeveria.
Kina raportoi 108 raste të reja lokale në tre provinca të hënën, duke përfshirë 95 në provincën veriperëndimore Shaanxi, tetë në Zhejiang juglindore dhe pesë në Henan, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC).
Vendi gjithashtu raportoi 21 raste të reja lokale asimptomatike, duke përfshirë 19 në Henan dhe dy në Shangai, tha NHC. Kina numëron veçmas rastet simptomatike dhe asimptomatike.