Shkalla e natalitetit në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.
Sipas raportit të Byrosë së Statistikave Kombëtare, shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër një shifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnje janë regjistruar për 1.000 banorë.
Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind.
Qeveria nuk dha arsye për rënien e nivelit të lindjeve, por shifrat e reja konfirmojnë se rritja e popullsisë në ekonominë numër 2 në botë po ngadalësohet në mënyrë dramatike, me disa demografë që vlerësojnë se mund të fillojë të bjerë që në këtë vit.
Ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.
Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe numrit stabil të vdekjeve, Kina është duke shkuar drejt stagnimit të popullsisë. \euronews