Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët - 6.77 lindje për 1,000 gra.
Popullsia në vitin 2022 që ishte 1.4118 miliardë ka rënë me 850,000 që nga 2021, raportoi BBC-ja të martën.
Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.
Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që një zyrtar e përshkroi si një "epokë të rritjes negative të popullsisë".
Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 - 7.37 vdekje për 1,000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.
Të dhënat e mëparshme të Qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurrte fuqinë punëtore të Kinës, dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.
Edhe
Për të katërtin vit radhazi, bie popullsia e Kinës
Rezultatet nga një regjistrim një herë në dekadë i shpallur në vitin 2021 treguan se popullsia e Kinës po rritej me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.
Disa ekspertë presin që popullsia e Kinës të vazhdojë të tkurret deri në vitin 2023.
Vendet e tjera të Azisë Lindore si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë parë gjithashtu tkurrje të popullsisë.