Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina pezullon llogaritë e mediave sociale të kritikëve të politikave “COVID”

Kina ka pezulluar ose mbyllur llogaritë e mediave sociale të më shumë se 1,000 kritikëve të politikave të Qeverisë për shpërthimin e COVID-19, ndërsa vendi po shkon drejt hapjes së mëtejshme.

Platforma e njohur e mediave sociale “Sina Weibo” tha se kishte adresuar 12,854 shkelje, duke përfshirë sulme ndaj ekspertëve, studiuesve dhe punonjësve mjekësorë dhe kishte lëshuar ndalime të përkohshme ose të përhershme për 1,120 llogari, raportoi Associated Press të shtunën.

Partia Komuniste në pushtet ishte mbështetur kryesisht në komunitetin mjekësor për të justifikuar bllokimet e saj të ashpra, masat e karantinës dhe testimin masiv, pothuajse të gjitha të cilat i braktisi papritur muajin e kaluar, duke çuar në një rritje të rasteve të reja që i kanë shtrirë burimet mjekësore në kufijtë e tyre.

Partia nuk lejon kritika të drejtpërdrejta dhe vendos kufizime të rrepta për lirinë e fjalës.

“Kompania do të vazhdojë të rrisë hetimin dhe pastrimin e të gjitha llojeve të përmbajtjeve të paligjshme dhe të krijojë një mjedis harmonik dhe miqësor të komunitetit për shumicën e përdoruesve”, tha Sina Weibo në një deklaratë.

Kritikat janë përqendruar kryesisht në zbatimin e rreptë të rregulloreve, duke përfshirë kufizimet e udhëtimit. Zemërimi u shfry edhe për kërkesën që kushdo që potencialisht rezultoi pozitiv ose kishte qenë në kontakt me një person të tillë, të kufizohej për vëzhgim në një spital fushor, ku zakonisht përmendeshin mbipopullimi, ushqimi i dobët dhe mungesa e higjienws.