Kina ka ndryshuar emrat e qindra fshatrave në rajonin Xinjiang, një lëvizje që synon fshirjen e kulturës myslimane ujgure, ka thënë organizata Human Rights Watch.
Sipas një raporti të saj, qindra fshatra në Xinjiang me emra që lidheshin me fenë, historinë ose kulturën e ujgurëve u zëvendësuan mes viteve 2009 dhe 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalët si “sulltan” dhe “faltore” po zhduken nga emrat e vendeve për t’u zëvendësuar me termat si “harmoni” dhe “lumturi”, sipas studimit, raportoi BBC.
Në vitet e fundit, autoritetet kineze në mënyrë radikale janë munduar të asimilojnë popullsinë ujgure në kulturën kineze.
Studiuesit e organizatës kanë gjetur emrat e 3,600 nga 25,000 fshatra në Xinjiang që u ndryshuan gjatë periudhës 14-vjeçare.