Kina kundërshtoi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër një grupi kompanish kineze dhe ruse, me pretendimin se mbështesin programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunying tha se sanksionet nuk e ndihmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në përpjekjet për të frenuar aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se Shtetet e Bashkuara duhet "të korrigjojnë menjëherë gabimin" si ripërsëriti thirrjen e Kinës për përmbajtje dhe dialog për të zgjidhur situatën me Korenë e Veriut.
Departamenti amerikan i Thesarit i njoftoi sanksionet të martën, duke thënë se ato ishin një plotësim i një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratuar më herët gjatë këtij muaji. Rezoluta parashikonte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut dhe dënonte provat e Phenianit me raketa balistike. Kina ishte mes vendeve që miratuan njëzëri rezolutën, transmeton voa.
Një deklaratën e departamentit amerikan të Thesarit përfshiheshin 10 kompani dhe gjashtë persona, ndaj të cilëve u vendosën sanksione, përfshirë një kompani kineze të qymyrit, një çeliku si dhe një kompani financiare.
"Është e papranueshme që individë dhe kompani në Kinë, Rusi dhe kudo ndodhen, t’i krijojnë mundësi Koresë së Veriut të sigurojë të ardhura për t’i përdorur ato për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe destabilizimin e rajonit", tha Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin. "Ne po ndërmarrim veprime në përputhje me sanksionet e Kombeve të Bashkuara, për të penguar këtë aktivitet në të ardhmen si dhe për të treguar se ka pasoja nëse sfidon sanksionet si dhe kur mbështet Korenë e Veriut” tha ai.