Ministria kineze e Tregtisë të mërkurën ka njoftuar se i ka shtuar në atë që ajo e quan “lista e entiteteve të pambështetura” katër kompani nga SHBA-ja, për siç thuhet përfshirjen e tyre në shitjen e armëve Tajvanit, që Kina e konsideron si pjesë të veten, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Kompanive në listën e zezë, e cila përfshinë Pacific Rim Defense dhe Summit Technologies Inc., do t’u ndalohet eksportimi dhe importimi nga Kina, ka njoftuar Ministria e Tregtisë.
Gjithashtu thuhet se do t'u ndalohen edhe investimet e reja në këtë vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina sanksionon kompanitë amerikane për shkak të mbështetjes për Tajvanin
-
Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve
-
Kina njofton ndalesa të tjera ndaj entiteteve të SHBA-së
-
Kina kritikon legjislacionin e SHBA-së që autorizon pakon ushtarake për Tajvanin
-
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij