Komediani amerikan, Jimmy Kimmel, ka thënë në emisionin e tij të parë që kur ABC-ja e riktheu atë, se "nuk ka qenë kurrë qëllimi im" ta minimizojë vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk.
Në monologun e tij hapës, Kimmel ka kritikuar gjithashtu presidentin amerikan, Donald Trump për kërcënime siç i ka quajtur "jo-amerikane" kundër lirisë së fjalës.
Emisioni i Kimmel u largua nga transmetimi javën e kaluar për shkak të komenteve që kishte bërë në lidhje me vrasjen e Kirk.
Pak para se Kimmel të kthehej në transmetim, Trumpi ka postuar në mediat sociale se "nuk mund ta besojë" që komediani riktheu punën e tij, duke shtuar se duhej testuar ABC-ja për këtë, por pa dhënë detaje.
Pezullimi i emisionit erdhi pas kërcënimeve nga rregullatori federal i televizionit për të revokuar licencën e transmetimit të ABC-së, duke shkaktuar debate në të gjithë vendin mbi lirinë e fjalës.
Pavarësisht se ABC-ja, në pronësi të Disney, e riktheu Jimmy Kimmel Live në transmetim, stacionet televizive lokale Nexstar dhe Sinclair thonë se nuk do ta shfaqin programin.