Showbiz

ABC-ja rikthen emisionin e Jimmy Kimmel

Jimmy Kimmel

Foto: Associated Press

ABC-ja do të rikthejë emisionin e Jimmy Kimmel pas kritikave për komentet e tij në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk, kanë thënë zyrtarët e rrjetit të hënën.

"Kemi kaluar ditët e fundit duke bërë biseda të menduara mirë me Jimmyn, dhe pas këtyre bisedave, arritëm në vendimin për ta rikthyer emisionin të martën”, thuhet në një deklaratë nga rrjeti.

ABC-ja ka pezulluar Kimmel për një kohë të pacaktuar pas komenteve që ai bëri për Kirk, i cili u vra më 10 shtator, gjatë një monologu në një kolegj në Utah.

Kimmel ka thënë se "disa nga MAGA po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirk" dhe se "banda e MAGA-s" po "përpiqej me dëshpërim ta karakterizonte këtë fëmijë që vrau Charlie Kirk si diçka tjetër përveç njërit prej tyre".

Kimmel ka drejtuar "Jimmy Kimmel Live!" në ABC që nga viti 2003 dhe ka qenë një personazh në televizion dhe komedi edhe më gjatë.

Ai është gjithashtu i njohur si prezantues, pasi ka drejtuar katër herë çmimet e Akademisë.