Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që s’kërkon armëpushim në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të premten ka miratuar rezolutën që rrit ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, por që nuk kërkon armëpushim të menjëhershëm, shkruan BBC.

Rezoluta u miratua pas një vonese shtatë-ditore dhe negociatave intensive për të shmangur një veto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja abstenoi sot.

Anëtarët e tjerë të Këshillit votuan në favor të rezolutës, përveç Rusisë, e cila gjithashtu abstenoi.

Rezoluta e miratuar “kërkon që të ndërmerren hapa urgjent për të mundësuar menjëherë qasje të sigurt, të papenguar dhe të zgjeruar humanitare dhe për krijim të kushteve për ndalje të qëndrueshme të armiqësive”.

Drafti fillestar, për të cilën SHBA-ja vuri veton, bëri thirrje për “ndërprerje të menjëhershme të luftës" për të lejuar futjen e ndihmave.

Në fillim të këtij muaji, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh bëri thirrje për armëpushim humanitar, me 153 vende që votuan në favor, por SHBA-ja vuri veton në Këshillin e Sigurimit.

Një pikë kyçe e mosmarrëveshjes gjatë negociatave mbi rezolutën e miratuar të premten ishte një propozim fillestar për të autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të ngritur mekanizëm në Gaza për të monitoruar ndihmën nga vendet që nuk janë palë në luftë.

Edhe Dështon rezoluta e SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në Gaza Botë Dështon rezoluta e SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

U arrit “kompromis i zbehtë” për t'i kërkuar Guterresit të emërojë një koordinator të lartë humanitar dhe të ngre një mekanizëm të OKB-së për të përshpejtuar ndihmën për Gazën përmes shteteve që nuk janë palë në konflikt.

Koordinatori ka përgjegjësi “për të lehtësuar, koordinuar, monitoruar dhe verifikuar në Gaza, sipas rastit, natyrën humanitare” të të gjithë ndihmave.

Këshilli gjithashtu u bëri thirrje palëve që janë në luftë “të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të dënojnë të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe objekteve civile, si dhe të gjithë dhunën dhe armiqësitë kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit”: