Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon shkeljet e pretenduara të të drejtave nga Rusia në Ukrainë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për t'i hetuar ato.
Vetëm Eritrea me Rusinë votoi kundër rezolutës së sjellë nga Ukraina, ndërsa 13 abstenuan.
Ambasadorja e Ukrainës në KB, Yevheniia Filipenko, ka thënë se ka prova të shkeljeve të të të drejtave të njeriut dhe të krimeve të luftës kundër njerëzve nga Rusia.
“Është detyra jonë e përbashkët që të sigurojmë llogaridhënie duke dokumentuar dhe verifikuar krimet e Russië dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur votimin dhe ka thënë se provat e dokumentuara do të përdoren në gjykatat ndërkombëtare për ta bërë përgjegjëse Rusinë.
NEWS: ?? UN Human Rights Council votes to support a Commission of Inquiry in response to Russian aggression in Ukraine.
— Rita French ?? (@RitaFrenchFCDO) March 4, 2022
Russia’s isolation at the United Nations continues. #StandWithUkraine pic.twitter.com/Lfe0jfaOKu
-
Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së i kërkon me rezolutë Rusisë të largohet nga Ukraina
-
OKB-ja miraton rezolutë: Rusia t’i kompensojë dëmet e luftës që ia shkaktoi Ukrainës
-
Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në OKB kundër Rusisë
-
Kina voton kundër hetimit të OKB-së për krimet ruse në Ukrainë