Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Irani që ta rihapë Ngushticën e Hormuzit pasi Republika Islamike e mbylli si përgjigje ndaj sulmeve të vazhduara të Izraelit ndaj grupit Hezbollah në Liban. Lëvizja e fundit ka nxitur dilema nëse një armëpushim për t’i dhënë fund luftës do të mbetet në fuqi.
Irani e ka akuzuar SHBA-në për shkelje të tri klauzolave të kornizës për marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmëpushimi i paraparë për dy javë, zgjati disa orë. Ai kishte dispozitë në marrëveshje edhe rihapjen e përkohshme të kanalit vendimtar detar.
Në fakt, ngushtica ka mbetur e mbyllur dhe trafiku nuk është rritur menjëherë pas shpalljes së armëpushimit.
SHBA-ja dhe Irani të dyja shpallën fitore pas arritjes së marrëveshjes, dhe liderët botërorë uruan, edhe pse më shumë dronë e raketa goditën Iranin dhe vendet arabe të Gjirit. Izraeli i intensifikoi sulmet mbi Liban, duke goditur disa zona tregtare dhe banesore në Bejrut pa paralajmërim. Të paktën 112 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në një nga ditët më vdekjeprurëse në luftën e fundit Izrael-Hezbollah.
Dhuna e re ka kërcënuar ta prishë atë që zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, e ka quajtur “marrëveshje të brishtë”.
“Agresioni kundër Libanit, është agresion ndaj Iranit”, ka thënë komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Seyed Majid Mousavi, në një shkrim në “X”. Ai ka paralajmëruar se forcat iraniane po përgatisin “përgjigje të ashpër”, pa ofruar detaje.