Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KB-ja paralajmëron për shkelje të tmerrshme kundër civilëve në Ukrainë

civil, ukraina

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka parë rritje të dëshmive të krimeve të luftës në Ukrainë, duke i përshkruar si një “histori tmerri të shkeljeve kundër civilëve”, raportoi The Guardian të premten.

Misioni monitorues në Ukrainë i KB-së ka dokumentuar vrasjet e 50 personave në qytetin Bucha.

Komisionerja e KB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se “gati secili banor i Buchas” kishte një histori për vdekjen e një të afërmi, një fqinji apo një të panjohuri.

“Ne e dimë se duhet shumë më shumë të bëhet për të zbuluar çfarë ndodhi atje dhe e dimë edhe se Bucha nuk është një incident i izoluar”, tha ajo.

Ajo tha më 22 prill se “gjatë këtyre tetë javëve, që prej fillimit të luftës, ligji humanitar ndërkombëtar jo vetëm se është injoruar, por duket se është flakur tutje”.

Misioni i OKB-së po ashtu “ka dokumentuar atë që duket të jetë përdorim i armëve me efekte diskriminuese, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar objektet civile nga forcat e armatosura ukrainase në lindje të vendit”, tha ajo.

Edhe Komisioni Hetimor i mbështetur nga OKB-ja, zbulon prova të mjaftueshme për krimet ruse në Ukrainë Botë Komisioni Hetimor i mbështetur nga OKB-ja, zbulon prova të mjaftueshme për krimet ruse në Ukrainë

Misioni ka pranuar raportime për mbi 300 vrasje të civilëve në rajonin e Kievit, Chernihivit, Kharkivit dhe Sumyt, të gjitha zona që dikur kanë qenë të okupuara nga forcat e armatosura ruse.

Akuza për dhunë seksuale ndaj grave, burrave, vajzave dhe djemve nga ushtarë rusë në Ukrainë janë “shfaqur gjithnjë e më shumë”, tha Bachelet.