Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KB: Afro 850 civilë u vranë në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus

Së paku 847 civilë, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt, sipas të dhënave të fundit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), raporton CNN.

Është një rritje prej 31 vdekjeve krahasuar me shifrat që u paraqitën të premten. OHCHR ka thënë se 1399 civilë janë lënduar, përfshirë 78 fëmijë. Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve janë shkaktuar nga bombardimet apo granatimet. Shifra në fakt besohet se është dukshëm më e madhe.

“Shumica e vdekjeve të regjistruara te civilët janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjerë ndikimi, përfshirë bombardime me artileri të rëndë dhe goditje me raketa”, thuhet nga OHCHR.