Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vrarë në Kamboxhia nga sulmet e Tajlandës

Kamboxhia

Katër civilë kamboxhianë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur si pasojëve e sulmeve të kryera nga Tajlanda në territorin e Kamboxhias, ka bërë të ditur ministri kamboxhian i Informacionit, Neth Pheaktra.

Vdekjet thuhet se kanë ndodhur në provincat kufitare veriore të Kamboxhias, Preah Vihear dhe Oddar Meanchey.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mijëra civilë përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia po ikin pas një përshkallëzimi të dhunës midis dy vendeve.

Një zëdhënës ushtarak tajlandez ka thënë se avionët e forcave ajrore bombarduan pozicionet ushtarake kamboxhiane pasi një ushtar tajlandez u vra në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit të diskutueshëm.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e dhunës, e cila është përballja më serioze midis dy vendeve që kur ranë dakord për një armëpushim në korrik.

Kryeministri malajzian, Anëar Ibrahim, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje, ka paralajmëruar se përleshjet e ripërtërira rrezikojnë "të prishin punën e kujdesshme që është bërë për stabilizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve".

Lexo përditësimet tjera
Luftime Tajlandë-Kamboxhia

Rikthehen luftimet në kufi, Tajlanda sulmon Kamboxhian

Tajlanda ka njoftuar të hënën se ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve ushtarake të Kamboxhias për...