Katër kafka njerëzore u zbuluan brenda një pakete në një aeroport meksikan që do të dërgohej me korrier në Shtetet e Bashkuara, raportoi The Guardian.
Kafkat u gjetën të mbështjella me letër alumini brenda një kutie kartoni në aeroportin “Queretaro” në Meksikën qendrore, thanë autoritetet.
Pakoja ishte dërguar nga Michoacan - një nga pjesët më të dhunshme të vendit - dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, Karolina e Jugut.
Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera apo motivin e mundshëm për dërgimin e mbetjeve njerëzore.
Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të veçantë nga një autoritet kompetent shëndetësor, por një e tillë nuk është marrë.
Artikuj të ngjashëm
-
45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë
-
Gjenden gjashtë koka të prera në një rrugë në Meksikën qendrore
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Me 300 tarantula të fshehura në bark tentoi të ikte, arrestohet në aeroport