Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër gazetarë afganë strehohen përkohësisht në Maqedoninë e Veriut

Katër gazetarë afganë të kërcënuar nga regjimi i talibanëve mbërritën të mërkurën në Maqedoninë e Veriut ku po u jepet strehim i përkohshëm, thanë autoritetet.

Të katër janë gazetarë televizivë dhe të radios që kanë punuar për mediat lokale dhe korrespondentë për media të huaja, tha qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë për shtyp.

Maqedonia e Veriut u ofroi atyre një qëndrim të përkohshëm, me kërkesë të shoqatave ndërkombëtare të mediave, derisa të largohen për në vende të tjera.

Ata do të vendosen në kryeqytet, Shkup.

Maqedonia e Veriut po luan një rol aktiv në një operacion të madh humanitar për të ndihmuar afganët që shihen si në rrezik nga talebanët, shkruan AP.

Aktualisht janë 534 të evakuuar afganë në Maqedoninë e Veriut. 85 të tjerë janë larguar nga vendi për të marrë qëndrim të përhershëm në Francë, Greqi, Irlandë, Portugali, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara.