Katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës (MPJD).
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar. Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani. MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet nga MPJD-ja.
Në Afganistan kanë filluar të largohen qytetarët e huajë, pasi talebanët kanë marrë vendin në dorë.
Po ashtu një numër i madh i afganëve po largohen nga frika nga persekutimi. Kosova e Shqipëria janë ndër vendet që do të pranojnë refugjatë afganë.
-
MPJD në kontakt me tre shtetas të Kosovës në Afganistan, po punohet në evakuimin e tyre
-
MPJD-ja publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan
-
Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë nga territori i tij
-
Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan
-
Afganët po rikthehen në vendlindje nga Pakistani