Mbrojtje të përkohshme dhe menjëhershme u ka ofruar Qeveria e Kosovës 15 personave të rrezikuar dhe familjeve të tyre nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Atyre do t’u ofrohet strehim dhe siguri në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njerëzore, mikpritjes dhe solidaritetit propozoj ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre. Në total 85 persona. Që nga fillimi i konfliktit në Afganistan, Republika jonë ka dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin në ofrimin e strehimit të personave të rrezikuar dhe ky akt vazhdimësi”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Këta persona, siç ka thënë ai, do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit.