Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot janë pritur dhe akomoduar 68 shtetas afganë.
Sveçla në një postim në Facebook ka thënë se akomodimi është bërë bazuar në vendimin e marrë në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Kosovës për ofrim të mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre.
“Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme. Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë. Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 11 shtator ishte miratuar vendimi për të ofruar mbrojtje të përkohshme për 15 shtetas afganë dhe familjeve të tyre.
-
Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan
-
Kosova do t'i përzgjedhë të dëbuarit amerikanë bazuar në kriteret e sigurisë
-
Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës
-
Qeveria mban mbledhje të hënën, në rend dite shpërblimi i futbollistëve dhe propozimi i dërgimit të FSK-së në Gazë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë