Kanadaja ka paralajmëruar pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+ për rreziqe të mundshme gjatë udhëtimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi të mërkurën Reuters.
Ky vend ka këshilluar udhëtarët LGBTQ+ që të kontrollojnë paraprakisht se si mund të preken nga ligjet e miratuara së fundmi në disa shtete.
Demonstratat anti-LGBTQ në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar u rritën 30 herë në krahasim me vitin 2017 dhe lëvizjet ligjore për të kufizuar të drejtat e LGBTQ janë në rritje.
"Disa shtete kanë miratuar ligje dhe politika që mund të prekin personat 2SLGBTQI+," thuhet në këshillim. "Kontrolloni ligjet përkatëse shtetërore dhe lokale”.
Këshillimi nuk specifikoi se cilat shtete i referohej.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara ishin të përkushtuara për të promovuar tolerancën, përfshirjen, drejtësinë dhe dinjitetin, duke avancuar të drejtat e komunitetit LGBTQ dhe ishin të përgatitura për të punuar me partnerë me të njëjtin mendim nga e gjithë bota për ta bërë këtë.
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës
-
SHBA-ja do t'u refuzojë vizat aplikantëve që thonë se kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Të huajve mund t’u refuzohet viza amerikane nëse janë obezë