Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës

dronet

Foto: Associated Press

Planifikimi i sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, ka arritur në shkallën më të lartë. Zyrtarët e sigurisë po përgatiten për miliona vizitorë.

Por, shqetësimet për terrorizmin, sulmet kibernetike dhe turmat masive, nuk janë më të mëdhatë. Janë dronët.

Autoritetet e kanë bërë të qartë se dronët nuk do të lejohen askund pranë vendeve ku do të organizohet Kupa e Botës.

Shkelësit mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë dollarë, akuza penale dhe sekuestrim të menjëhershëm të pajisjeve të tyre. Ky nivel pasqyron se sa seriozisht po e marrin zyrtarët kërcënimin nga dronët.

“Lufta në Ukrainë është bërë një testim në botën reale për teknologjinë e dronëve dhe nëse ka një kërcënim që më mban zgjuar natën, ai është nga dronët”, tha komisionerja e Departamentit të Policisë së New Yourkut, Jessica Tisch.

Ndeshja hapëse e Botërorit zhvillohet të enjten nga ora 21:00. Do të përballen Meksika dhe Afrika e Jugut.

Artikuj të ngjashëm