Kalifornia ka rikthyer masat kufizuese për biznese dhe hapësira publike pas shtimit të rasteve me koronavirus në shtetin më të populluar të Amerikës, shkruan BBC.
Guvernatori Gavin Newsom të hënën ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të gjithë aktiviteteve në ambiente të mbyllura në restorante, bare, kopshte zoologjike e nëpër muze.
Në pjesët më të prekura të Kalifornisë do të mbyllen edhe kishat, palestrat e floktaritë.
Kalifornia ka më tepër se 330 mijë raste me COVID-19, ku mbi 7000 kanë përfunduar me fatalitet.
Rikthimi i masave në shtetin me afro 40 milionë banorë është bërë pas rritjes prej 20 për qind të rasteve me COVID-19 në dy javët e fundit dhe një numër i madh i kalifornianëve po kanë nevojë për kujdes intensiv.
Vetëm të hënën në gjithë SHBA-në janë regjistruar mbi 56 mijë raste me COVID-19.
-
Mbi 20 milionë banorë në Kaliforni do të përballen me masa të ashpra kufizuese
-
Kalifornia vë orë policore gjatë natës
-
Shumë vende u rikthehen kufizimeve, pas 13 milionë të të infektuarve
-
Kalifornia shpall gjendje emergjente shkaku i lisë së majmunit
-
SHBA-ja gati të arrijë në 1 milion vdekje si pasojë e COVID-19