Kalifornia ka nisur kufizimin gjatë natës, me qëllimin e parandalimit të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Javën e kaluar aty u regjistrua një total prej 1 milion rasteve. Kufizimi nisë nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe do të zgjasë deri më 21 dhjetor, me mundësi të zgjatjes, kanë deklaruar autoritetet. Restorantet do të mund të ofrojnë shërbime ‘take away’ jashtë këtyre orëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dhënat tregojnë se gjendja është më keq se gjatë gushtit, raporton Los Angeles Time, përcjell BBC.
Në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi në baza ditore ka kaluar 2.000 për herë të parë që nga maji.
Ndërkaq, janë mbi 12 milionë raste pozitive, me mbi 255,00 vdekje në total.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka këshilluar amerikanët që të neglizhojnë udhëtimet gjatë festave.