Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kalifornia shpall gjendje emergjente shkaku i lisë së majmunit

lija e majmuneve

Kryetari i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të emergjencës shtetërore të hënën shkaku i lisë së majmunit, raporton agjencia Reuters.

Synimi është për t’i dhënë shtytje fushatës për vaksinim për të ngadalësuar përhapjen që ka infektuar më tepër se 5800 amerikanë.

Kalifornia deri të hënën ka konfirmuar 827 raste me li të majmunit. Është shifra e dytë më e madhe në SHBA, pas New Yorkut që i ka raportuar 1390 infeksione.

Rasti i parë me li të majmunit në SHBA është konfirmuar në Massachusetts më 20 maj, ndërsa rasti i parë në Kaliforni është raportuar më 25 maj.