SHBA-ja pritet të shpallë një emergjencë të shëndetit publik për të forcuar reagimin federal ndaj shpërthimit të lisë së majmunëve që ka infektuar më shumë se 6.600 amerikanë, thanë të enjten dy persona të njohur me këtë çështje, raportoi Associated Press.
Kjo do të bëjë që qeveria amerikane të ndajë para dhe burime të tjera për të luftuar virusin, i cili mund të shkaktojë ethe, dhimbje trupi, të dridhura, lodhje dhe gunga të ngjashme me puçrrat në shumë pjesë të trupit.
Deklarata vjen pasi administrata Biden është përballur me kritika për disponueshmërinë e vaksinës së lisë së majmunëve.
Klinikat në qytetet e mëdha si New York dhe San Francisko thonë se nuk kanë marrë mjaftueshëm nga vaksina dyfishe për të përmbushur kërkesën, dhe disave u është dashur të ndalojnë së ofruari dozën e dytë për të siguruar furnizimin e dozave të para.
Shtëpia e Bardhë tha se ka vënë në dispozicion më shumë se 1.1 milionë doza dhe ka ndihmuar në rritjen e kapacitetit të brendshëm diagnostikues në 80,000 teste në javë.
-
Kalifornia shpall gjendje emergjente shkaku i lisë së majmunit
-
Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve
-
Peruja merr masa, nis testimin e njerëzve nga frika për linë e majmunëve
-
Kërcënimet ndaj shëndetit gjatë vitit 2024
-
IKSHPK: Po e përcjellim epidemiologjinë e lisë së majmunëve, s’ka vend për panik po për kujdes