Ministri i Shëndetësisë në Peru, Jorge Lopez, ka bërë të ditur se autoritetet janë duke përgatitur masat shkaku i shqetësimeve nga përhapja e lisë së majmunëve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masat do të hyjnë në fuqi të premten, mirëpo aeroportet kanë nisur testimin e udhëtarëve që kanë simptoma të kësaj sëmundjeje të re.
Ministri peruan ka thënë se deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë rast me linë e majmunëve, mirëpo ka vendosur që të marrë masa parandaluese. Përhapja e lisë së majmunëve zakonisht ka ndodhur në Afrikë. Kjo li shkakton ethe dhe plagë nëpër trup.
Vaksina kundër lisë është miratuar edhe për përdorim ndaj lisë së majmunëve. Të prekurit zakonisht shërohen brenda dy javësh, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se sëmundja është fatale për një në dhjetë persona të prekur.
Deri më tani, më shumë se 10 raste janë konfirmuar në Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
SHBA-ja pritet të shpallë emergjencë të shëndetit publik për shkak të lisë së majmunëve
-
Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve
-
OBSH-ja konfirmon 80 raste të lisë së majmunëve në 11 vende
-
OBSH-ja e shpall emergjencë globale linë e majmunëve
-
Meksika e Kuba raportojnë vdekjen e dy pacientëve me linë e majmunit