Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të Kalifornisë pasi zjarri më i madh aktiv në Shtetet e Bashkuar të Amerikës po përhapet me shpejtësi pranë parkut kombëtar Yosemite, shkruan BBC të dielën.
Zjarri është rritur me shpejtësi që nga fillimi i së premtes dhe zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë për ta vënë nën kontroll.
Më shumë se gjashtë mijë njerëz janë evakuuar dhe 10 shtëpi janë djegur.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila është shpallur në qarkun Mariposa, do t'i lejojë shtetit të ketë qasje në disa ndihma federale për të trajtuar zjarret.
Rreth 400 zjarrfikës dhe katër helikopterë janë vendosur për të shuar flakët. Natasha Fouts, një zëdhënëse e CalFire, tha se zyrtarët nuk presin që ta vënë nën kontroll zjarrin deri në javën e ardhshme.
-
Zjarrfikësit luftojnë kundër zjarreve apokaliptike në Kalifornia
-
Shpërthen një zjarr i ri afër Los Angelesit, evakuohen mijëra njerëz
-
Alarm për situatë të rrezikshme me zjarre në Los Angeles, shkaku i erërave të forta
-
Pesë të vdekur nga zjarret në Los Angeles, përfshijnë edhe kodrat e Hollywoodit
-
Gjendje e jashtëzakonshme shkaku i zjarrit në Los Angeles, evakuohen 30 mijë njerëz