Procesi gjyqësor për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2016, ka përfunduar të enjten, kurse shqiptimi i dënimeve është paralajmëruar të bëhet me 9 maj.
Në aktakuzën e prokurorisë speciale, janë përfshirë dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vlladimir Popov, shtetasit serbë; Millosh Jovanoviq, Nemanja Ristiq, Predrag Bogiqeviq, Bratisllav Dikiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Millan Dushiq, Dragan Maksiq dhe Srbolub Gjorgjeviq.
Në të njëjtën aktakuzë janë përfshirë edhe liderët e partive pro-serbe Fronti Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq si dhe shoferi i tyre, Mihaillo Çagjenoviq.
Prokurori special, Sasha Çagjenoviq, në përfundim të fjalës përmbyllëse ka kërkuar që Shishmakov dhe Popov të marrin dënimin maksimal, ndërkaq për liderin e partisë pro-serbe, Knezheviç ka propozuar dënim më të lehtë, kurse për Mandiqdhe Çagjenoviq dënime më të ashpra.
Gjykimi për grusht shtet në Mal të Zi filloi në korrik të vitit 2017 dhe u cilësua si “ Gjykim i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit në komplotin e dyshuar.
Edhe
Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
Autoritetet malazeze pretendojnë se nacionalistët serbë me ata rusë dhe një pjesë e opozitës pro-serbe në Mal të Zi kanë bërë komplot me qëllim të pushtimit të Parlamentit të Malit të Zi në ditën e zgjedhjeve në tetor të vitit 2016 dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviq.
Në këtë kuadër ata kanë planifikuar që të instalojnë një udhëheqje proruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e malit të Zi në NATO./VoA.