Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Juncker: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE rëndësi strategjike

Sofje, 1 mars – Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE është pjesë e një rëndësie strategjike, kanë deklaruar sot gjatë një takim dypalësh, në Sofje, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov .

Sipas tyre, Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Europës dhe përfshirja e tij në zonën e përbashkët europiane të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik përbën një rëndësi strategjike për stabilitetin e të gjithë BE-së.

Bashkëbiseduesit u kushtuan një rëndësi të veçantë hapave vendimtare të qeverive të rajonit për të bërë përparime të dukshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Juncker theksoi se ndërtimi i infrastrukturës strategjike në rajon do të mundësonte stimulimin e tregtisë, investimeve, konkurrencës dhe aktivitetit të kapitalit.

Gjithashtu, kryeministri bullgar zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Edhe Pas strategjisë për Ballkanin, BE me përkushtimin për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal Arbëri Pas strategjisë për Ballkanin, BE me përkushtimin për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal

Të dy liderët ranë dakord se presidenca bullgare e BE-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u dhënë një mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa kryeministri bullgar, Borisov përsëriti se Sofja do të vazhdonte të mbështeste Prishtinën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.