Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas strategjisë për Ballkanin, BE me përkushtimin për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal

Përmes një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Pas strategjisë së zgjerimit të BE-së për Ballkanin të publikuar sivjet, deklarata e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon, si parakusht për integrimin e kësaj pjese të Evropës në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në deklaratë, veç tjerash thuhet se “BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”.

Në njërën nga 17 pikat e kësaj deklarate, theksohet po ashtu se shtimi i angazhimeve “në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit”. Përkushtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, theksohet në deklaratë, është edhe dhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Kurse në pikën e 11-të, është kërkuar bashkëpunim i shtuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në Samitin e BE-së për Ballkanin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë po marrin pjesë liderët nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nikoqir i takimit, është kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili aktualisht mbanë edhe Presidencën e Këshillit.

Edhe BE deklaron përkushtimin për të ardhme të përbashkët me Ballkanin Perëndimor Arbëri BE deklaron përkushtimin për të ardhme të përbashkët me Ballkanin Perëndimor

Kurse nga Bashkimi Evropian po marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryesues i takimit, pastaj presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Pjesë e këtij Samiti është edhe Kosova, që po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.