Në Sofje sot mbahet samiti i BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Siç raportohet nga kryeqytetit bullgar, pjesë e tij do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Kosova.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të këtij samiti, sipas paralajmërimeve, ai do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Samitin e Sofjes, Kosova përfaqësohet nga presidenti Thaçi
-
Shtetet e BE-së dakordohen rreth deklaratës së Samitit të Sofjes për Ballkanin
-
Thaçi në Sofje për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së
-
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kjo është agjenda
-
Sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor