Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, kërkoi nga rajoni separatist i Spanjës, Katalonja, që të mos shpallë pavarësinë, sepse, siç tha ai, vetëm se do t’i nxisë rajonet e tjera të ndahen.
Juncker tha se Katalonja është më shumë çështje e Spanjës, sesa e BE-së, porse “nëse Katalonja ndahet, edhe të tjerët do ta bëjnë një gjë të tillë”, transmeton rel.
Ai tha se nuk do të dëshironte një Bashkim Evropian që brenda 15 vjetësh do të përbëhej nga 98 shtete anëtare. “Është mjaft e vështirë edhe me 28”, tha Juncker.
Katalonja, më 1 tetor, ka mbajtur referendumin për ndarje nga Spanja.
Administrata separatiste e Katalonjës dëshiron që BE të ndërmjetësojë me Qeverinë në Madrid, por kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, refuzon të kërkojë ndihmë nga jashtë.
-
Franca dhe Britania thyen akullin
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
-
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës
-
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale