Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u ka thënë liderëve të G7-ës se pajisjet ushtarake të dërguara për t’i ndihmuar Ukrainës nuk ishin të mjaftueshme, ka njoftuar Downing Street.
Ai tha se vendi kishte nevojë për pajisje ushtarake për të rimarrë vendet e pushtuara nga Rusia, shkruan Sky News të dielën.
Johnson tha se kjo situatë dukej ironike pasi liderët ishin mbledhur për të diskutuar pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, në kohën kur shumë vende po përkujtonin fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Artikuj të ngjashëm
-
Johnson: Putini nuk do ta pushtonte Ukrainën nëse do të ishte grua
-
Johnson: G7 do ta ndihmojë ekonominë ukrainase
-
Mbretëria e Bashkuar i premton më shumë pajisje mbrojtëse Ukrainës
-
Johnson bën thirrje te liderët botërorë t’i bëjnë presion Rusisë
-
Kryeministri i Britanisë premton ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën