Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka urdhëruar G7-ën dhe liderët botërorë të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të dërgojnë armë gjithashtu të mbajnë presionin ndaj regjimit të Putinit.
Duke përcjellë thirrjen e liderëve botërorë të hënën, zëdhënësi i Downing Street tha se të gjithë liderët janë pajtuar se rezistenca e Ukrainës kundrejt trupave ruse është vërtetë frymëzuese.
Johnson gjithashtu ka shtuar se kanë nevojë për përgjigje ndërkombëtare për emergjencën humanitare, duke përfshirë edhe gatishmërinë e vendeve fqinje për t’u përballur me numrin e ukrainasve të cilët po ikin nga vendi për shkak të dhunës.
Kryeministri ka thënë se duhet goditur edhe më tutje me sanksione Rusinë.
-
Johnson: G7 do ta ndihmojë ekonominë ukrainase
-
Zelensky sot i drejtohet G7-s, do të kërkojë më shumë armë të rënda
-
Johnson: Ukraina të mos shtyhet për të pranuar marrëveshje të keqe me Rusinë
-
Britania: Putini po e poshtëron veten para botës
-
Johnson: Pajisjet ushtarake dërguar Ukrainës janë të pamjaftueshme