Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka njoftuar se Britania së shpejti do të ofrojë një pako shtesë të përkrahjes ushtarake për Ukrainën.
Ai thotë se në këtë pako do të përfshihet ndihma në formë të armëve mbrojtëse.
Këtë Johnson e ka thënë para deputetëve britanikë.
Johnson po ashtu ka paralajmëruar sanksione shtesë. Ai thotë se 275 individë janë sanksionuar tashmë.
Lideri laburist në Parlamentin e Britanisë, Sir Keir Starmer, ka pyetur se kur do të aplikohet pako e plotë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Sturmer ka thënë se nëse kryeministri britanik sjell pakon e plotë të sanksioneve, ai do të ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit.
Edhe
Britania e Madhe vazhdon mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Ai po ashtu ka kërkaur nga Britania që të luftojë kampanjën e lajmeve të rrejshme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ka kërkuar të ndalohet transmetimi i Russia Today në Britani.