Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe paralajmëron rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka njoftuar se do të ofrojnë 2.5 miliardë funte ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët thanë se paketa do t'i sigurojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë, mbrojtje ajrore dhe predha artilerie, shkruan BBC.

“Sot ne po shkojmë më tej, duke rritur ndihmën tonë ushtarake, duke dorëzuar mijëra dronë të fundit dhe duke nënshkruar një marrëveshje të re historike të sigurisë për t'i dhënë Ukrainës garancitë që i nevojiten për një afat të gjatë”, tha Sunak, teksa ka paralajmëruar vizitën në Ukrainë për të premten.

Rreth 200 milionë funte do të shpenzohen për dronët, shumica e të cilëve do të jenë të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët kanë thënë se paketa ushtarake për vitin e ardhshëm financiar që fillon në prill, do të rezultojë dërgimin më të madh të dronëve në Ukrainë nga çdo vend.

Britania do të shpenzojë 200 milionë funte më shumë se dy vjetët e fundit, kur mbështetja ushtarake vjetore e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte me vlerë 2.3 miliardë funte.

Edhe Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën Botë Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Sunak, i cili vizitoi Ukrainën për herë të fundit 15 muaj më parë në nëntor 2022, tha se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë me Ukrainën në orët e saj më të errëta.

Në SHBA, republikanët po bllokojnë një paketë mbështetjeje prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën në një përpjekje për të rritur shpenzimet për trajtimin e migracionit përgjatë kufirit jugor të Amerikës.

Dhe në BE, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bllokuar një paketë mbështetjeje prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën si pasojë e një mosmarrëveshje financimi me Brukselin.