Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, u shty të jepte dorëheqje pasditen e së mërkurës, pasi dërgoi një dokument zyrtar nga emaili i saj privat, raportoi BBC-ja.
Kryeministrja Liz Truss i nisi një letër Bravermanit pas dorëheqjes, duke falënderuar për punën dhe angazhimin.
“Jam mirënjohëse për shërbimin tuaj si sekretare e brendshme. Periudha juaj në detyrë është shënuar nga angazhimi juaj i palëkundur për të mbajtur popullin britanik të sigurt. Ju mbikëqyrët operacionin më të madh të policisë ceremoniale ndonjëherë. Mbikëqyrët operacionin për të garantuar sigurinë e Familjes Mbretërore dhe të gjithë atyre që u mblodhën në zi për Madhërinë e saj të ndjerë, Mbretëreshën”, shkroi Truss.
Dërgimi i dokumentit nëpërmjet emailit privat, sipas mediave britanike, përbën shkelje të rëndë të rregullave ministrore.
Dorëheqja e Bravermanit po cilësohet goditje serioze ndaj autoritetit të Truss, pasi një numër i deputetëve konservatorë, kërcënuan se do t'i dalin kundër.
-
Braverman e akuzon kryeministrin britanik Sunak për tradhti, një ditë pasi ai e shkarkoi
-
Jep dorëheqje kryeministrja e Britanisë
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey
-
Dorëhiqet sekretari i Shëndetësisë i Starmerit, Wes Streeting
-
Starmerin pritet ta sfidojë të enjten sekretari i tij i Shëndetësisë, Wes Streeting