Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep dorëheqje kryeministrja e Britanisë

Britania e Madhe, armatimi, Rusia, lufta, Ukraina

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë.

Truss bëhet kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Para gazetarëve, ajo ka thënë të enjten, se ka ardhur në detyrë në një kohë “jostabiliteti të madh ekonomik dhe ndërkombëtar”, raportoi BBC.

Britania është mbajtur “prapa rritjes ekonomike për shumë gjatë”, shtoi ajo.

Truss ka dhënë dorëheqje pas rënies së tregjeve dhe humbjes së dy ministrave kryesore.

Artikuj të ngjashëm