Ka dhënë dorëheqjen të enjten sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.
Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministrin, Keir Starmer, Healey ka thënë se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me shpenzimet e mbrojtjes.
Sipas tij, qeveria nuk është e gatshme të shpenzojë aq sa është e nevojshme në një kohë rreziqesh në rritje.
"Kjo epokë e re për mbrojtjen kërkonte investime të mëtejshme përmes Planit të Investimeve në Mbrojtje. Puna e shkëlqyer dhe e gjerë ndërqeveritare që përfundoi në janar, e mbikëqyrur nga ju, unë dhe kancelari, konfirmoi shkallën e sfidës dhe kërkesat në rritje për mbrojtje. Që atëherë, ju nuk keni qenë në gjendje, dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm, të angazhojë burimet për të cilat kombi ka nevojë, për të mbrojtur vendin në këtë kohë kërcënimesh në rritje”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Ai ka shtuar se pa një plan investimesh në mbrojtje, ai detyrohej të merrte vendime që do të ulnin gatishmërinë e forcave britanike dhe po ashtu do ta bënin vendin më pak të sigurt.
-
Starmer: Nuk do të largohem, do të luftoj për të qëndruar në krye të qeverisë
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
-
Dorëhiqet sekretari i Shëndetësisë i Starmerit, Wes Streeting
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
-
Jep dorëheqjen edhe ministri i katërt në kabinetin e Starmerit