Kryeministri i Katarit ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë për CNN-in të mërkurën, duke e quajtur tentativën e Izraelit për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit në Doha "barbare".
“Ne mendonim se po merreshim me njerëz të civilizuar", ka thënë kryeministri Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, duke shtuar se ndihen të tradhëtuar.
"Veprimi që (Netanyahu) ndërmori - nuk mund ta përshkruaj, por është një veprim barbar", ka shtuar ai.
Al-Thani ka shtuar se ai beson se sulmi i Izraelit në Doha të martën "vrau çdo shpresë" për pengjet e mbetura në Gaza.
“Po takohesha me familjet e njërit prej pengjeve mëngjesin e sulmit. Ata mbështeten në këtë ndërmjetësim (armëpushim), nuk kanë shpresë tjetër për këtë. Mendoj se ajo që bëri Netanyahu dje, thjesht vrau çdo shpresë për ata pengje", ka thënë ai.
Sulmi në Doha nuk ishte asgjë më pak se "terror shtetëror", ka shtuar Al-Thani për CNN.
Edhe
Reagon Katari pas sulmit izraelit mbi kryeqytetin e tij
"Nuk kam fjalë për të shprehur sa të zemëruar jemi nga një veprim i tillë. ... Ky është terror shtetëror. Ne jemi të tradhtuar”, është shprehur ai.
Hamasi ka thënë se nga sulmi kanë shpëtuar liderët kryesorë të tij, por që kanë mbetur të vdekur djali i liderit, dhe katër zyrtarë të zyrës së tij.
-
Ish-ndihmësi: Netanyahu më tha t’ia bëj një plan për t’i ikur përgjegjësisë për 7 tetorin
-
Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin
-
S’do ta shkruajmë çekun për rindërtimin e Gazës, thotë kryeministri i Katarit
-
Udhëheqësi i Katarit thotë se armëpushimi në Gazë është në një moment kritik