Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jemi të gatshëm edhe për luftë edhe për negociata, thotë Irani

Irani

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë të enjten se vendi i tij është i përgatitur si për luftë ashtu edhe për negociata, mes shqetësimeve në lidhje me sulmet ushtarake kundër Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk duam luftë, por jemi gati për luftë. Jemi gjithashtu gati për negociata, por vetëm për negociata që bazohen në interesa dhe respekt të ndërsjellë”, ka deklaruar Araghchi pasi ka mbërritur në Bejrut për bisedime të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka rritje të shqetësimeve në lidhje me sulmet ushtarake kundër Iranit nga Izraeli dhe SHBA-ja, pasi ky shtet ka refuzuar t'u japë inspektorëve të OKB-së qasje në vendet e tij bërthamore, teksa fati i rezervave të tij të uraniumit të pasuruar mbetet i panjohur.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar gjithashtu se do ta godasë fort Iranin nëse qeveria vret protestues paqësorë.

Protestat në Iran të shkaktuara nga problemet ekonomike tani janë përhapur në të gjithë Republikën Islamike, kanë thënë aktivistët të enjten, duke sinjalizuar si qëndrueshmërinë ashtu edhe intensitetin e tyre ndërsa sfidojnë teokracinë e vendit.

Deri më tani, dhuna rreth demonstratave ka lënë të vdekur të paktën 38 persona, ndërsa më shumë se 2,200 të tjerë janë arrestuar, ka raportiar Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA.