Dhoma e Ulët e Parlamentit në Japoni ka miratuar një projektligj, i cili lejon perandorin Akihito të heqë dorë nga ky post.
Japonia nuk ka pasur një ligj specifik për t’u përballur me vendimin e 83 vjeçarit, Akihito, për largimin nga froni pas tri dekadave.
Akihito, i cili është mjaft popullor në Japoni, befasoi të gjithë vitin e kaluar kur mori vendim që me dëshirë t’ia dorëzonte kurorën djalit të tij të madh, Princit Naruhito. Ai i mori këtë vendin për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.
Ky projektligj pritet të miratohet javën e ardhshme.
Herën e fundit kur Japonia është përballur me tërheqje nga froni të një perandori, ka qenë më shumë se 200 vite më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Japonia lejon e abdikimin e Perandorit - për të parën herë në dy shekuj
-
Pas kufizimit 200 vjeçar, tani në Japoni mbreti mund të abdikojë
-
Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por s’lejon një perandoreshë në fron
-
Perandori japonez Akihito heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror
-
Perandori japonez abdikon më 30 prill 2019